Dita Botërore e Radios

 13 shkurti është Dita Botërore e Radios, e shpallur si e tillë në 2011, prej shteteve anëtare të UNESCO-s.
“Në këtë Ditë Botërore të Radios, ne festojmë jo vetëm historinë e radios, por edhe rolin e saj qendror në shoqëritë tona, tani dhe në vitet në vijim”, ka deklaruar Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s.

Sipas të dhënave të faqes së OKB, në nivel global, radio mbetet mediumi më i konsumuar. Kjo aftësi unike për të arritur audiencën më të gjerë do të thotë se radio mund të formësojë përvojën e diversitetit të një shoqërie, të qëndrojë si një arenë ku të gjithë zërat të flasin, të përfaqësohen dhe dëgjohen.

OKB thotë se stacionet e radios duhet t’u shërbejnë komuniteteve të ndryshme, duke ofruar një shumëllojshmëri programesh, pikëpamjesh dhe përmbajtjesh, si dhe të pasqyrojnë diversitetin e audiencës në organizatat dhe operacionet e tyre.

Radioja është një medium me kosto të ulët, i përshtatshëm posaçërisht për të prekur komunitetet e largëta dhe njerëzit vulnerabël, duke ofruar një platformë për të ndërhyrë në debatin publik, pavarësisht nga niveli arsimor i njerëzve. Radioja gjithashtu luan një rol vendimtar në komunikimin e urgjencës dhe lehtësimin e fatkeqësive.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.