Dita Botërore e shamisë, medresistja Fiçorri fton gratë dhe vajzat për mbështetje
Amina Fiçorri është në klasën e 11-të pranë Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”. E
udhëzuar edhe nga babai i saj, Amina që e vogël nisi të praktikojë besimin.Në klasën e 8-të, me ndjesi përsonale, Amina vendosi shaminë.
Ky vendim nuk ishte fort i thjeshtë për të, pasi në qytetin ku ajo jetonte, në Burrel, paragjykimet ishin të shumta.
Sot, në Ditën Botërore të Hixhabit, Amina ka një mesazh.
Caktimi i 1 shkurtit si dita e Hixhabit, ka për qëllimin të ftojë gratë dhe vajzat që nuk kanë shami , që të veshin Hixhabin qoftë edhe për një ditë, kjo si shenjë mbeshtetje ndaj grave dhe vajzave që kanë shami.