Dita Botërore e Shëndetit Mendor/ Zonja Begaj: Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Zonja e parë, Armanda Begaj ka ndarë një mesazh në  Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ku thekson rëndësinë e bashkëpunimit me njeri tjetrin për një të ardhme më të shëndetshme për mendjen dhe shpirtin.

Çdokush është i ekspozuar ndaj fenomeneve që çojnë në mungesë të mireqënies të shëndetit mendor.

Adoleshentët dhe të rinjtë, fëmijët tanë më shumë.

Koha që po jetojmë na dhuroi ngjarje tragjike; pandeminë, luftën, ndryshimet e klimës.  Informacioni është fuqi, por abuzimi më të është shkatërruesi më i madh i shoqërisë.

T’i ndajmë me njëri – tjetrin ndjenjat e ankthit, depresionit, apo ndonjë sfide tjetër, që lenë gjurmë dhe ngarkojnë hapësirën tonë, duke shfaqur mungesë përshtatjeje e komunikimi!
Të sigurojmë një mjedis tolerant dhe mbështetës për të gjithë, pa stigmë e diskriminim!
Askush të mos jetë vetëm duke luftuar në heshtje!

Bashkë mund të ndryshojmë! Bashkë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin!

Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për mendjen dhe shpirtin!”, shkruan ajo në mesazhin e saj. 

Dita Botërore e Shëndetit Mendor ( çdo 10 tetor që prej vitit 1992) ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global, si edhe sigurimin e një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

3 hours ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

3 hours ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

3 hours ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

3 hours ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

3 hours ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

3 hours ago

This website uses cookies.