Dita Botërore e shëndetit, mjeku laborant, ndërgjegjësim i ulët për ekzaminime

7 Prilli shënon Ditën Botërore të shendetit. Fatkeqësisht çdo vit e më shumë patologji të ndryshme po prekin grupmosha të reja. Qytetarët shkodranë e pranojnë faktin se nuk kryejnë ekzaminime periodike, ndonëse vitet e fundit këto kontrolle janë falas
Mjeku laborant, Gazmend Trashani thotë se qytetarët vijojnë të mos jenë të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e kontrolleve dhe analizave, qofshin ato të thjeshta për të parandaluar një problem madhor në të ardhmen.
Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit më 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.