Dita Botërore e Shëndetit – Vetë qytetarët pohojnë se ka një ndërgjegjësim të shtuar për kontrolle

Vitet e fundit, qytetarët shkodranë thonë se ka patur një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës për të kryer kontrolle periodike në shëndetin e tyre.
Check up-i i grupmoshës 35-70 vjeç shihet gjithashtu si një ndikues pozitiv. Por, të moshuarit kërkojnë që kryerja e check up-it të jetë edhe pas moshës 70 vjeç.
Dita Botërore e Shëndetit është një thirrje për veprim – për individët, komunitetet dhe qeveritë – për të garantuar që kujdesi shëndetësor të jetë i aksesueshëm për të gjithë, pa dallim.