Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut/ 75-vjetori i deklaratës universale, OKB: Autoritarizmi është në rritje

4883f0f3cec645358cd612a2be3cad8e

4883f0f3cec645358cd612a2be3cad8e

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së publikoi një mesazh të veçantë në shënimin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut. “Autoritarizmi është në rritje,” tha Antonio Guterres, duke këmbëngulur se “është më e rëndësishme se kurrë të promovohen dhe respektohen të gjitha të drejtat e njeriut, sociale, kulturore, ekonomike, civile dhe politike, që na mbrojnë të gjithëve”.

Ai theksoi se fjalia ikonë hapëse e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut ku thuhet se “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta”, është po aq e rëndësishme sot sa ishte kur u miratua 75 vjet më parë.

Sekretari Guterres theksoi se Deklarata Universale tregon rrugën drejt vlerave dhe qasjeve të përbashkëta që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e tensioneve dhe në krijimin e sigurisë dhe stabilitetit që dëshiron bota jonë.

“Bota po humb rrugën. Konfliktet janë të ndezura. Varfëria dhe uria po shtohen. Pabarazitë po thellohen. Kriza e klimës është një krizë e të drejtave të njeriut që po godet më së shumti grupet më të cenueshme” tha ai në mesazhin e publikuar gjatë së dielës.

Ai u bëri thirrje shteteve anëtare që të përdorin këtë 75-vjetor dhe Samitin e së Ardhmes vitin e ardhshëm, për të forcuar angazhimin e tyre ndaj vlerave të përjetshme të Deklaratës Universale.

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut, unë u bëj thirrje njerëzve në mbarë botën të promovojnë dhe respektojnë të drejtat e tyre çdo ditë, për të gjithë, kudo”.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u miratua më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.