Dita Botërore e Tokës – Aksion pastrimi në Velipojë, apel për mbrojtje të mjedisit

Bregdeti i Velipojës u zgjodh për të zhvilluar një aksion pastrimi në Ditën Botërore të Tokës.
Mësues dhe nxënës të gjimnazeve u bënë pjesë e këtij aksioni.
Qëllimi ishte jo vetëm sensibilizimi i popullatës për kujdesin mjedisor, por edhe apel ndaj institucioneve.
Dita e Tokës është një ngjarje globale e cila synon të nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për të cilën planeti sot ka nevojë më shumë se kurrë.