Dita Botërore e ujit, qytetarët shkodranë: Duhet më shumë sensibilizim për ruajtjen e burimeve ujore

Në Ditën Boterorë të Ujit, qytetarët shkodranë janë të mendimit se uji i pijshëm nuk duhet të shpërdorohet pa kriter, por të ruhen sa më shumë burimet ujore.
Shoqëria Ujësjellës- Kanalizime Qarku Shkodër,sot me 22 Mars, në ditën Botërore të Ujit, zhvilloi një aktivitet për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë jetike të ujit, aq më shumë në kuadrin e krizës globale për ujë.Në kuadër të këtij aktiviteti, për të gjithë të pranishmit u shpërndanë materiale informuese, me simbolikat e ujit.