Dita botërore e ushqimit / Shkodranët të pasigurtë në cilësinë e ushqimeve
16 Tetori shënon ditën botërore të ushqimit.Qëllimi i kësaj dite është sensibilizimi i politikbërjes mbi rëndësinë e kontrolleve ushqimore. Qytetarët shkodranë mundohen që të marrim ushqime tek ata që i njohim në fshatra, por pjesa e produkteve të paketuara në markete mbetet jashtë kontrollit thonë ata
Sa i takon kontrolleve nga institucionet, konsumatorët i quajnë inegzistente
Edhe rritjen e sëmundjeve të ndryshme që po prek në masë popullatën, qytetarët e lidhin pikërisht me pesticidet apo mënyra jot ë shëndetshme që prodhuesit përdorin. Ushqyerja ka një rol kryesor në shëndetin e individit gjatë gjithë ciklit të jetës, duke filluar nga periudha parakonceptimit të fëmijës e deri në pleqëri.Apeli vijon ti drejtohet institucioneve e veçanërisht AKU, për më shumë kontroll dhe cilësi në ushqimet që konsumohën.