Dita Botërore e Zemrës. Mjekët bëjnë thirrje për jetë të shëndetshme

Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, kryeni aktivitet fizik të paktën 30 minuta në ditë, lini duhanin dhe kryeni vizita mjekësore. Këto janë këshillat që mjekët japin për të qytetarët në ditën ndërkombëtare të zemrës.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Reparti i Kardiologjisë në pedonalen e Tiranës ofruan vizita për qytetarët, duke bërë edhe një fushatë ndërgjegjësimi për të parandaluar sëmundjen e zemrës.

“Në regjistrat e mjekëve të familjes, pra në kujdesin shëndetësor parësor, janë regjistruar rreth 90 mijë persona me sëmundje të zemrës dhe nga këta rreth 52 mijë janë me sëmundje ishemike të zemrës. Këtu nuk përfshihet hipertensioni, një sëmundje tjetër e shpeshtë ku nën kujdes parësor janë regjistruar rreth 290 mijë pacientë,” tha Donika Toçi, specialiste e ISHP-së.

Për doktor Mihal Tasen, duhet të rritet ndërgjegjësimi qytetarët për sëmundjet e zemrës.

“Duhet të ndryshojë mentaliteti edhe i mjekëve, edhe i njerëzve në përgjithësi. Kjo nuk janë sëmundje që mjekohen kur jeni të sëmurë, por mjekohen pa u sëmurë. Nuk mund të presësh të bëhet infarkti,” tha doktor Tase, shefi i Mjekësisë Interne.

Qytetarët, të cilët morën shërbimin sot, u shprehën se mundohen të ruajnë një dietë të rregullt dhe të kryejnë kontrolle paraprake.

Dita Botërore e Zemrës është shpallur që prej vitit 1978 nga Federata Botërore e Zemrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

13 hours ago

This website uses cookies.