Lajme

Dita Botërore e Zgjedhjeve, OSBE: Të rinjtë të angazhohen, diaspora të regjistrohet!

Në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, theksoi rëndësinë e procesit demokratik dhe të drejtës për të votuar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, sidomos të rinjve, që të angazhohen dhe të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit 2025, në mënyrë që zëri i secilit të dëgjohet dhe procesi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe demokratik.

“Sot, në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, dëshirojmë të risjellim në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë. Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi. Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania”, shkruan ambasadori në facebook.

Në zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit. Ambasadori Tarran u bëri thirrje që të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e tyre.

Ambasadori i OSBE-së shtoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për të ndihmuar në formësimin e ardhmes së Shqipërisë dhe për të forcuar besimin në institucionet demokratike.

“Këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se, për herë të parë, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, që nuk jetojnë në Shqipëri, do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i nxitim të gjithë zgjedhësit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars, 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së. Vlerësojmë, në mënyrë të veçantë, rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë. Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet, duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës. Vota juaj ka rëndësi! Zëri juaj i jep formë së ardhmes!” përfundon mesazhi i tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mësohet shkalla e dëmtimit, Hysaj do qëndrojë 1 muaj larg fushës së blertë

Elseid Hysaj është kthyer në protagonistin e madh te Lazio dhe dje ishte në qendër…

39 seconds ago

Silvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin ndeshjen Atalanta-Bologna, takohen me Gjimshitin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta,…

2 minutes ago

Marcelo tërhiqet nga futbolli i luajtur: Historia ime mbyllet këtu

Nga Fluminense... te Fluminense. Nuk do të ketë asnjë skuadër tjetër për Marcelon: mbrojtësi i…

3 minutes ago

Shkencëtarët krijojnë embrionin e parë të kangurit përmes IVF

Shkencëtarët australianë kanë bërë një hap të rëndësishëm në fushën e biologjisë dhe ruajtjes së…

5 minutes ago

Plani i Trump për Gazën, Sekretari amerikan i Shtetit: Zhvendosja e palestinezëve, e përkohshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur mbi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump…

7 minutes ago

Trump nënshkruan urdhrin për ndalimin e atletëve transgjinorë në sportet e vajzave dhe grave

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që synon të ndalojë sportistët transgjinorë…

8 minutes ago

This website uses cookies.