Në të gjithë botën demokratike procesi zgjedhor është i mbështetur në legjislacione të qartë, që përcaktojnë mekanizmat për organizimin, mbikëqyrjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor, bazuar në parimiet universale të zgjedhjeve periodike, votës së lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë.
Dita e zgjedhjeve i referohet ditës kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Në shumë vende, zgjedhjet e përgjithshme mbahen gjithmonë të dielën, për të mundësuar pjesëmarrjen sa më shumë votues, ndërsa në vende të tjera zgjedhjet mbahen gjithmonë në një ditë javore.
Kuadri ligjor i shteteve, siguron një bazë të qëndrueshme për zgjedhje demokratike dhe të drejta.
Zgjedhjet si formë e vendosjes së shumicës datojnë që nga koha e Athinës së Lashtë dhe e Romës, edhe pse shumë të ndryshme nga ajo që e njohim sot si mënyrë e shprehjen së demokracisë.
Zgjedhjet moderne e kanë zanafillën nga shekulli XVII, kur në Evropë dhe në Amerikën e Veriut filloi organizimi i zgjedhjeve të ngjashme me ato që njohim sot.
Por, një kohë të gjatë e drejta e votës ishte e drejtë ekskluzive e meshkujve.
Vetëm nga shekulli XX kjo e drejtë iu njoh edhe grave, ndërsa nga viti 1948 Kombet e Bashkuara njohin të drejtën e votës si të drejtë themelore të njeriut.
Zgjedhjet e para në vendet e Ballkanit Perëndimor
Serbi 1878
Mali i Zi 1905
Shqipëri 1921
Maqedoni e Veriut 1990
Bosnjë e Hercegovinë 1990
Kosovë 1998
Zgjedhjet e para për Asamblenë Kombëtare të Serbisë, pas shpalljes së pavarësisë, u mbajtën në mbarë vendin më 29 tetor 1878. Në gjithë vendin u zgjodhën 129 deputetë. Princi kishte të drejtë të emëronte edhe 43 deputetë të tjerë, kështu që Kuvendi i ri Kombëtar, i mbledhur më 21 nëntor 1878 në Nish, kishte gjithsej 172 deputetë. Liberalët fituan shumicën në ato zgjedhje.
Mali i Zi organizoi zgjedhjet e para në historinë e vendit më 27 nëntor të vitit 1905. Në ato zgjedhje u zgjodh Asambleja Kombëtare që do ta miratonte Kushtetutën.
Zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë u mbajtën më 21 prill 1921. Partia Progresive e udhëhequr nga Shefqet Vërlaci dhe Partia Popullore e Fan Nolit dhe Luigj Gurakuqit fituan numra të përafërt të mandateve.
Maqedonia e Veriut organizoi zgjedhjet e para shumëpartiake në nëntor të vitit 1990, pas vendosjes së pluralizmit politik. Në atë kohë shteti akoma quhej Republika Socialiste e Maqedonisë. Lidhja e Komunistëve të Maqedonisë fitoi shumicën në rrethin e parë, ndërsa në rrethin e dytë fitoi VMRO DPMNE-ja.
Zgjedhjet e para në Bosnjë e Hercegovinë u mbajtën më 18 nëntor 1990, ndërsa raundi i dytë për zgjedhjen e përfaqësuesve në Dhomën e Popullit u mbajt më 2 dhjetor. Këto ishin zgjedhjet e para shumëpartiake në Bosnjë e Hercegovinë. Krahas zgjedhjeve për anëtarë të Kryesisë së Republikës Socialiste të Bosnjë-Hercegovinës, janë mbajtur edhe zgjedhjet për Kuvendin e Republikës Socialiste të Bosnjë e Hercegovinës.
Kosova ka organizuar zgjedhjet e para në vitin 1998, në kulm të tensioneve me Serbinë. Në ato zgjedhje, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar. Paraprakisht, Kosova kishte organizuar zgjedhje edhe në vitin 1992, kur u zgjodhën deputetë, ndonëse pa Kuvend, dhe qeveria e njohur si “Qeveria në ekzil”. Zgjedhjet e para të lira në Kosovë u mbajtën në vitin 2000, pas tërheqjes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
This website uses cookies.