Dita Botërore kundër HIV-AIDS, Koçiu: Më shumë ndërgjegjësim dhe kontrolle periodike

33330910 3c60 45b4 9d30 297dded8d33a 696x464 1

33330910 3c60 45b4 9d30 297dded8d33a 696x464 1

Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me mjekë të Spitalit Infektiv kanë bërë apel për rritjen e ndërgjegjësimit, informimin në kohë si dhe kryerjen e kontrolleve periodike si elementë të rëndësishëm për parandalimin e infektimit nga kjo sëmundje.

Ministrja Koçiu ka publikuar gjithashtu një videomesazh ku persona të prekur nga ky virus japin mesazh ndërgjegjësues, nisur nga përvoja e tyre.

“Fillimisht nuk e pranoja dot, por më pas nisa të përshtatem dhe çdo muaj në klinikë ambulatore të infektivit vi dhe marr një terapi falas. Sot të gjithë moshatarëve të mi ju them në qoftë se keni HIV/AIDS të mos kenë frikë, as turp, por ta trajtojnë dhe shpëtojnë jetën”, – është apeli i një prej të prekurve, drejtuar të gjithë të rinjve.

Gjatë takimit me stafin mjekësor dhe studentë të mjekësisë, ministrja Koçiu theksoi se “duhet të punojmë sa më shumë për ndërgjegjësimin, për të ulur sa të mundemi edhe këto barrierat që vjen për shkak të kësaj sëmundje. Megjithëse është bërë punë dhe nuk jemi në situatat fillestare ka nevojë që të flitet akoma më shumë dhe të kuptohet që mund të bashkëjetohet me një të prekur nga HIV-AIDS”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se “duhet të punojmë më shumë tek testimet dhe tek mënyra si i shërbehet këtyre pacientëve. Bashkë jemi të vendosur të bëjmë akoma edhe më shumë për këta pacientë”.

Ministrja vizitoi edhe ambientet e Klinikës Ambulatore të HIV/AIDS-it në Spitalin Infektiv në QSUTN, ku të sëmurët ndiqen dhe marrin trajtim falas 100% nga shteti, së bashku me ekzaminimet e nevojshme.

Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo tha se “nëse këta persona që marrin mjekimin falas 100% nga shteti bashkë me ekzaminimet që ofrohen kanë nevojë për t’u shtruar sigurisht që shtrohen”.

“Këtë vit janë mbi 100 persona që marrin mjekim dhe ka prej atyre që ekzaminohen vonë”, theksoi Çomo.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 Dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni. Numri i rasteve të reja të diagnostikuar në vitin 2023 është 113.

Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, më shumë meshkuj se femra u diagnostikuan me HIV në vitin 2023, respektivisht 87 dhe 26.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme në ecurinë e infeksionit HIV dhe suksesin e mjekimit me Antiretrovirale (TAR). Edhe gjate vitit 2023, personat e diagnostikuar me HIV kanë patur akses të plotë gjatë gjithë vitit për kryerjen e vlerësimit imunologjik.

Në vendin tonë janë 15 qendra ku kryhet testi HIV, me një shpërndarje të mirë në të gjithë vendin. Testimi për HIV është i disponueshëm në qendrat e këshillimit dhe testimit vullnetar (QKTV), Klinikën Ambulatore në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, Laboratorin e Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, SUSM “Shefqet Ndroqi”, SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koco Gliozheni”, Spitalet Rajonale, laboratorët/klinika/spitale dhe në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP). Për dhuruesit e gjakut testimi për HIV dhe agjentë të tjerë infektiv kryhet pranë Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të gjakut.

Dita Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA) është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës.

HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, jo vetëm në Shqipëri, por për në mbarë botën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.