Dita Botërore, OKB: Turizmi si instrument për paqen

Tema e këtij viti është “Turizmi dhe Paqja”, temë e cila dëshiron të nxjerrë në pah rolin jetik të këtij sektori në nxitjen e paqes dhe mirëkuptimit midis kombeve dhe kulturave dhe në mbështetjen e proceseve të pajtimit.

OKB shprehet se, në një nivel global, ku kombet janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, turizmi, një industri e krijuar nga njerëzit dhe për njerëzit, shfaqet si një forcë bindëse dhe dinamike për të sfiduar stereotipet dhe për të sfiduar paragjykimet.

Ky sektor mund të perceptohet si mishërimi i dialogut ndërkulturor: ai lejon të takojmë “tjetrin”, të mësojmë për kultura të ndryshme, të dëgjojmë gjuhë të huaja, të shijojmë shije ekzotike, të lidhemi me qeniet e tjera njerëzore dhe të krijojmë tolerancë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në thelb, turizmi është një përvojë edukative dhe shpirtërore që zgjeron mendjen.

Studimet kanë treguar se, vendet me një sektor turistik më të hapur dhe të qëndrueshëm priren të jenë më paqësore.

Turizmi përhap filantropinë dhe çon në bashkëpunim rajonal. Për shembull, disa vende afrikane po zbatojnë një politikë të hapur vizash për anëtarët e Bashkimit Afrikan për të inkurajuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe për të nxitur turizmin dhe tregtinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.