“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.
Gjatë hytbes në Xhaminë e Parrucës, ai ka vlerësuar kontributin e burrave të kombit, duke veçuar edhe edhe shkodranin Daut Boriçi.
Gjatë fjalës së tij, Sytari ka folur edhe për situatën e rëndë sociale dhe fenomenet negative, duke bërë thirrje për kthim tek Zoti dhe vlerat e trashëguara nga baballarët në shekuj.
Në hytben e kësaj të premte, myftiu i Shkodrës ka folur edhe për çeshtje të tjera me interes publik, siç është futja e besimit fetar si lëndë në arsimin shqiptar.