Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Begaj: Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar

Presidenti Bajram Begaj uroi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë datë të shënuar, Begaj takoi fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, nxënës të shkollës “Rilindja” në qytetin e Kavajës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shpreh vlerësim për vlerat e bukurinë e gjuhës shqipe ndërsa shpreh zotim për ta çmuar dhe për t’ju dedikuar në të ardhmen.

“Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar.

Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.

Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë”, shkruan Begaj.

Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. 22 nëntori është shpallur festë kombëtare. Ky hap u paralajmëruar nga vetë kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit të Diasporës, që u mbajt në Tiranë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.