Dita e Alfabetit, uron ambasada e SHBA: Për të nderuar bukurinë e shqipes dhe rëndësinë e saj unike
Ambasada e SHBA ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në një postim në Facebook, ku ka publikuar poezinë e Naim Frasherit “Gjuha Jonë”, ambasada amerikane shkruan se kjo ditë shërben për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike.
“Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, shkruhet në postim.
Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. “Dita e Alfabetit” u shpallur festë kombëtare vitin e kaluar, vendim që u paralajmërua nga vetë kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit të Diasporës, që u mbajt në Tiranë më 23 nëntor 2023.