“Dita e Arshi Pipës”, aktivitet në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”

Për arsimtarin, gjuhëtarin, publicistin Arshi Pipa, Bashkia Shkodër organizoi ditën e sotme në muzeun e “Dëshmisë dhe Kujtesës” një aktivitet të titulluar “Dita e Arshi Pipës”.
Një personazh, i cili për gati gjysmë shekulli ishte i censuruar në Shqipëri, por që tashmë vjen i plotë megjithë dimensionin e veprës së tij.
Arshi Pipa qëndroi rreth 11 vite në burgje e kampe pune. Rrefimet e tij mbi burgun janë një dëshmi e ashpërsisë së kohës. Burgosja e tij ishte një humbje e madhe për vendin.
