Dita e “Dyerve të hapura”, Kapedani: Synohet nxitja e të rinjve drejt arsimit profesional
Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, organizoi “Ditën e Dyerve të Hapura”. Në këtë ditë synohej promovimi i kësaj shkolle me qellim përthithjen e sa më shumë nxënësve të klasave të nënta drejt arsimit profesional.
Në shkollen profesionale “Ndre Mjeda” marrin dije rreth 200 nxënës në drejtimet : veterinari, teknologji ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.