Dita e dytë e javës sportive – Të pranishëm në aktivitet rektori Tonin Gjuraj dhe drejtuesja e ZVA, Brisela Kadija

Përmes demostrimit në sportin e Takwendo të nxënësve u zhvillua dhe dita e dytë e Javës Sportive e Ballkanit Perëndimor.
Aktiviteti u zhvillua në palestrën e universitetit të Shkodrës me pjesmarrjen e nxënësve të shkollave të qytetit.
Për të përshëndetur këtë organizim sportiv ishte rektori i universitetit të Shkodërs “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj si dhe drejtuesja vendore e arsimit në Shkodrës, Brisela Kadija
Interesi i i të rinjve për t’u marrë me sport është rritur ndjeshëm vitet e fundit, thotë trajneri, Eljon Puka.
Ditën e nesërme do të jetë aktiviteti i fundit i këtij organizimi, ku do të zhvillohen të tjera lojra sportive.