Dita e dytë e Kampionatit të Shahut/ Duelet e kësaj dite i përkisnin kategorisë “Cikël i lartë” për djem dhe vajza
Kampionati i shahut mes shkollave 9-vjeçare të Shkodrës vijoi në ditën e dytë me duelet e kategorisë “Cikël i lartë” për djem dhe vajza. Këtë edicion, jo vetëm numri i pjesëmarrësve është më i lartë por edhe cilësia e tyre.
“Duke luajtur shah, fëmijët i largohen telefonave celularë”, shprehet kështu Agim Troshani, përgjegjësi i sportit në QKF “Kujtim Alija”.Për të rinjtë pjesëmarrës, shahu mbetet gjithmonë një lojë që të fal kënaqësi.Në ditën e tretë të kampionatit do të shpallen fituesit e këtij edicioni.