Dita e Epifanisë: Putini sfidon të ftohtin, zhytet në ujin e akullt
Presidenti rus Vladimir Putin sfidoi të ftohtin dhe u zhyt në ujin e akullt, për të festuar ditën e Epifanisë, një festë e njohur për rusët pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve.
Pavarësisht se temperatura në Moskë ishte minus 11 gradë Celsius, ai hyri në ujë. Sipas traditës ruse, në këtë ditë, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën tri herë në ujë për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.
Rusia ndjek Kalendarin e Vjetër, prandaj këtë vit e festoi Epifaninë më 19 janar.