Categories: LajmePolitikë

Dita e Evropës, Begaj me fëmijët: Ëndrra evropiane do bëhet realitet për ju

Presidenti Bajram Begaj, kremtoi sot Ditën e Evropës me nxënësit e Shkollës “Emin Duraku” të Tiranës. Gjatë pritjes së organizuar në ambientet e institucionit, Kreu i Shtetit përcolli një mesazh të posaçëm për 9 majin.

“Evropa është ëndrra dhe frymëzimi për çdo shqiptar. Projekti i Evropës së Bashkuar është projekti më i mirë për Evropën, por veçanërisht për Shqipërinë. Rrugëtimi ynë për në Bashkimin Evropian është sfidues, kemi akoma rrugë për të bërë”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Duke iu drejtuar fëmijëve, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si plotësim të ëndrrës së kahershme të shqiptarëve, të cilën do ta gëzojnë brezat e rinj.

“Unë mendoj se ëndrra do të behet realitet për ju, fëmijë. Duhet të mësoni shumë, që të realizoni ëndrrën tuaj për të qenë dikush në jetë, por patjetër të shijoni dhe frytet e mira e të qenit bashkë në Bashkimin Evropian”, – u shpreh Presidenti Begaj në këtë takim.

Në koncertin e organizuar me këtë rast, nxënësit e klasës së 6-të të shkollës ”Emin Duraku” paraqitën krijimet e tyre artistike në poezi e prozë.

Gjithashtu, ata interpretuan valle, këngë, pjesë instrumentale me çifteli e kitarë, duke shfaqur talentet e tyre, si dhe interesin për traditën përmes krijimeve folklorike dhe atdhetare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

11 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

11 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

11 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

11 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

11 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

11 hours ago

This website uses cookies.