Dita e Flamurit bën bashkë Ramën dhe Albin Kurtin, marrin pjesë në ceremoninë e 111-vjetorit të Pavarësisë
Dita e Flamurit ka bërë bashkë sot në qytetin e Vlorës, kryeministrin Edi Rama atë të Kosovës, Albin Kurti.
Përveç Kurtit dhe Ramës të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit në Vlorë ishin edhe presidenti i vendit, Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.
Pas ceremonisë së ngritjes simbolike të flamurit, krerët e shtetit shqiptar bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë vendosur edhe kurora me lule në memorialin e Ismail Qemalit.