Lajme

Dita e Flamurit, feston diaspora: Të kultivojmë te të rinjtë historinë fisnike të shqiptarëve

Shqiptarët festojnë sot, më 28 nëntor, Ditën e Flamurit, një ngjarje e veçantë që simbolizon bashkimin dhe identitetin kombëtar.

Pjesë e festimeve dhe e aktivitete për Festat e Nëntorit janë edhe shqiptarët e diasporës, për të cilët këto ditë shërbejnë për të kultivuar dashurinë, traditat dhe historinë e popullit shqiptar.

Sekretari i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Pashko Camaj, tha se kjo ditë është një mundësi për të ringjallur emocionet dhe dashurinë për atdheun. Sipas tij, festimet e sotme janë një kujtesë e thellë e traditave, historisë dhe lidhjes me Shqipërinë.

“Për ne, kjo është një ditë festive që na tregon se kush jemi, na ringjall emocionet dhe na i rikthen kujtimet për atdheun. Gjatë kësaj jave, do të vazhdojmë të organizojmë aktivitete të ndryshme, duke përfshirë ngritjen e flamujve në qytete dhe lagje, si dhe aktivitete me studentë shqiptarë në universitete të shumta,” tha Camaj në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.

Ai shtoi se, kjo festë nuk është thjesht një ditë, por një javë e plotë e festimeve që i bashkon shqiptarët dhe u mëson atyre dashurinë për atdheun dhe pasuritë e tij kulturore.

“Ishim dje në Nju Jork ku ngritëm flamurin shqiptar me kryebashkiakun e Nju Jorkut, dhe aktivitetet do të vijojnë gjatë gjithë kësaj jave, na tregojnë dashurinë, nga vijmë, kush jemi dhe u mësojmë dhe kultivojmë dashurinë për atdheun dhe gjeneratave të reja. Sot jemi të gjithë të gëzuara dhe të gjithë festojmë. Ne do të kemi paradë diku në mars, por parada do të kemi përsëri. Gjithë javës kemi filluar të festojmë me aktivitete dhe kemi pasur kremtime dhe ngritëm flamujt në qendrat e lagjeve dhe qytete të ndryshme. Ne si vatër kemi pasur një ceremoni me disa qindra mijë shqiptarë për këtë festë. Organizojmë edhe aktivitete me grupe studentësh shqiptarë në universitete të shumta, nuk është një ditë, por ne e festojmë një javë se ne na mungon më shumë Shqipëria”, tha ai.

Duke theksuar rëndësinë e kultivimit të traditave, Camaj foli edhe për përpjekjet për të sensibilizuar gjeneratat e reja, duke u mësuar atyre se sa e rëndësishme është të ruajnë lidhjen me historinë dhe trashëgiminë e kombit. Ai ndau edhe përvojën e tij personale, duke treguar librin e tij, “Porosia e Kullës”, ku ndan kujtimet e jetës së tij në Shqipëri dhe dashurinë për vendin.

Në përfundim, Camaj shprehu shpresën se këto festime do të vazhdojnë të rrisin ndjenjën e identitetit dhe dashurisë për Shqipërinë tek të rinjtë, duke e mbajtur gjallë kulturën dhe traditat shqiptare për brezat e ardhshëm.

“Ne mundohemi të sensibilizojmë gjeneratat e reja, pasi ky është një obligim i yni që e kemi marrë me vete dhe se çfarë duhet të bëjmë për vendin tonë. Mundohemi ta kultivojmë jo vetëm të flasim për historinë, por duhet të flasim dhe se çfarë mund të kalojmë në brezin që vjen pas nesh dhe gjëndrat që lindin këtu me shpresë që të kultivojmë dashurinë për vendin dhe tokën e baballarëve të tyre, ta kenë afër zemrës tokën shqiptare. Këto festime janë një ringjallje dhe rikujtim i këtyre traditave dhe historisë dhe dashurisë për vendin. Kam botuar një libër i përkthyer nga Onufri, ku tregoj një rrëfim të jetës time duke kthyer kujtimet e 20 viteve të mia në Shqipëri, pasi unë 20 vjeç erdha në SHBA. “Porosia e Kullës” ka në thelb ndjenjën e dashurisë ndaj vendit tonë. Gjenerata që vjen pas nesh të kuptojnë që vijnë nga një popull fisnik, me histori të lashtë, pra të dinë nga se vijmë”, u shpreh ai.

Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë dhe një sërë veprimtarish festive janë organizuar në çdo qytet, me flamurin shqiptar që ka “pushtuar” gjithë vendin. Më 28 Nëntor 1912 ngriti flamurin shqiptar në Vlorë Ismail Qemali. Ky është cilësuar si nëntori i dytë, pasi në 1443, 28 Nëntori përkon edhe me ditën kur Skënderbeu ngriti të njëjtin flamur në Krujë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

10 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

10 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

10 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

10 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

10 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

11 hours ago

This website uses cookies.