Categories: LajmeRajoni

Dita e Forcës, Osmani: Ditë krenarie, kujtojmë sakrificën e popullit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë këtë të hënë (27 nëntor)  në prezantimin e pajisjeve të Forcës së Sigurisë. Në një prononcim për media, Osmani ka deklaruar se kjo është një ditë krenarie për Kosovën teksa theksoi se çdo ushtar është i gatshëm të japë jetën për atdheun nëse do të jetë nevoja.

Sot është ditë krenarie. Është dita kur ne kujtojmë sakrificën e popullit, ushtrisë çlirimtare. Secili ushtar e mban uniformën me krenari dhe është i gatshëm të japë jetën për atdheun nëse është nevoja. Në çdo cep të botës shihet se me sa admirim shihen sukseset e kësaj ushtrie. Do punojmë që të krijohen kushte më të volitshme në mënyrë që çdo ushtar i ushtrisë sonë të ketë prosperitet e vullnet për të kontribuuar për ushtrinë e vendin tonë”, tha Osmani.

Ndërsa kryeministri Kurti u shpreh se Forca e Sigurisë, është forca e bashkimit dhe krenarisë.

“Urime të gjithë ushtarëve, oficerëve, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ditën sot, një ditë para 28 nëntorit. Forca e sigurisë, forcë e bashkimit dhe krenarisë sonë”, u shpreh Kurti.

Institucioni i sigurisë hapi sot dyert për qytetarët, në mënyrë që të shohin pajisjet ushtarake.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

6 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

6 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

6 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

6 hours ago

This website uses cookies.