Dita e fundit e Komisionit për “Zgjedhoren”, Alibeaj: Nxirrni produktin! Çuçi: Do shqyrtojmë rekomandimet e opozitës

Në përfundimin e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore (21 mars), deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi në fjalën e tij në seancën plenare, produktin e nxjerrë nga ky komision.

Alibeaj kërkoi futjen në rend dite të propozimeve të kërkuara nga Partia Demokratike duke theksuar se Parlamenti nuk mund të hesht më.

“Sot e gjithë salla hesht. Dita e fundit e komisionit të reformës zgjedhore për 21 mars. Ky parlament e ka për detyrë të deklarojë edhe dështimin po të dojë të komisioni, por të nxirrni në rend dite produktin, pr.ligjin e depozituar nga PD këtu e 5 muaj më parë. Ky është normalitet, e sinqeritet. Ne kemi depozituar variantin tonë, votën e diasporës. Të votojmë sot.

Të pranojnë se nuk duan lista të hapura, se kanë frikë nga qytetarët, që duan të përjashtojnë diasporën nga vota. Ta thonë sot me votë. Të pranojnë ti dhurojmë Ramës 6 mandate në tavolinë. Të pranojnë këtë gjë dhe të dalin përballë shqiptarëve. Kjo është çështje procedure që duhet të ndodhë tani. Heshtja është pakt, marrëveshje, Pazar në kurriz të shqiptarëve për të mbrojtur listat e mbyllura, politikën e vjetër 34 vjeçare. Frika ndaj drejtësisë. Ky s’mund të jetë parlament i frikës.

T’i hapim letrat, ta tregojmë se sa kurajozë jemi.

Njofto që është depozituar pr.ligji nga PD, të futet në procedurë për votën e diasporës, Shqipërinë 1 zonë, për votim e numërim elekteronik”, tha Alibeaj.

Kërkesës së tij i është kundërpërgjigjur kreu i grupit parlamentar të Partisë Sovcialiste Bledi Çuçi i cili u shpreh se mazhoranca do shqyrtojë propozimet e PD-së dhe do shprehet me votë në Parlament. Sipas tij, Komisioni për Reformën Zhgjedhor nuk mund të quhet komision bipartizan konsensual për aq kohë sa opozita kërkon pranimin nga mazhoranca të propozimeve të saj.

Çuçi theksoi se sipas Kushtetutës, listat janë të hapura dhe se mazhoranca ka bërë gati dokumentin se si duhet të votojnë emigrantët.

Marrëzi që bën 4 muajt e fundit. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe. Por pavarësisht arsyes, mbetet për tu përgëzuar një jetë nornale parlamentare në Shqipëri.

Në lidhje me dy thirrjet e Bashës dhe e dyta si deklarim i kapitullimit i komisionit bipartizan zgjedhor, sot mbaron afati i një komisioni dhe për fat të keq po presim produktin përfundimtar por duket nga deklarimet e Alibeajt se nuk do ketë produkt përfundimtar për vetë mendësinë si e kanë trajtuar këtë komision. Alibeaj tha se produkti i këtij komisioni do ishte dokumenti që ne kemi dorëzuar në Parlament. Çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë, kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Parlament dhe thotë këto janë kushtet tona, po doni mërini, po doni lërini? Ne do i shqyrtojmë këto rekomandime, dhe do mbajmë një qëndrim edhe këtu në Parlament.

Në kushtetutë e kemi se listat janë të hapura. Ne kemi ndryshuar në ligjin zgjedhor që emigrantët duhet të votojnë. Kemi bërë gati dhe dokumentin si duhet të votojnë. Ne nuk kemi çfarë bëjmë tjetër veçse të presim produktin përfundimtar  e këtij komisioni dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, tha Çuçi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

2 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

2 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

2 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

3 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

3 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

3 hours ago

This website uses cookies.