“Dita e gështenjës” në Krajë – Manifestimi, traditë prej 16 vitesh në trevën shqiptare të Malit të Zi

Manifestimi tradicional “Dita e Gështenjës” zhvilloi edicionin e 16- të në Ostros të Krajës, në Malin e Zi.
E shtrirë në dy ditë, ajo u konceptua në formën e një feste të vërtetë, ku jo vetëm ekspozoheshin disa nga prodhimet bio të zonës apo punimet artistike me motive tradicionale, por ku nuk mungoi muzika e artistëve vendas, shkodranë dhe atyre nga Kosova, Nexhat e Remzije Osmani.
Manifestimi u shoqërua nga një numër i lartë vizitorësh edhe këtë vit.
Nuk munguan as vizitorët nga Shkodra dhe krahina të ndryshme.
“Dita e Gështenjës” në Krajë ka për qëllim evidentimin e vlerave dhe resurseve më të mira të zones, jo vetëm nga prodhimtaria, por edhe promovimin si destinacion me një potencial ende të pashfrytëzuar turistik.