Lajme

“Dita e gështenjës” në Krajë – Manifestimi, traditë prej 16 vitesh në trevën shqiptare të Malit të Zi

Manifestimi tradicional “Dita e Gështenjës” zhvilloi edicionin e 16- të në Ostros të Krajës, në Malin e Zi.

E shtrirë në dy ditë, ajo u konceptua në formën e një feste të vërtetë, ku jo vetëm ekspozoheshin disa nga prodhimet bio të zonës apo punimet artistike me motive tradicionale,  por ku nuk mungoi muzika e artistëve vendas, shkodranë dhe atyre nga Kosova,  Nexhat e Remzije Osmani.

Manifestimi u shoqërua nga një numër i lartë vizitorësh edhe këtë vit.

Nuk munguan as vizitorët nga Shkodra dhe krahina të ndryshme.

“Dita e Gështenjës” në Krajë ka për qëllim evidentimin e vlerave dhe resurseve më të mira të zones,  jo vetëm nga prodhimtaria,  por edhe promovimin si destinacion me një potencial ende të pashfrytëzuar turistik.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

7 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

7 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

7 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

7 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

7 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

8 hours ago

This website uses cookies.