“Dita e Gjykimit”, ora që alarmoi shkencëtarët, ndali 90 sekonda në mesnatë
Shkencëtarët kanë zbuluar orën më të re të “Ditës së Gjykimit”, e cila përfaqëson saktësinë se sa afër është njerëzimi me një skenar të Harmagedonit. “Dita e Gjykimit” u krijua për herë të parë nga Buletini i Shkencëtarëve Atomikë në vitin 1947 për të paralajmëruar njerëzimin për rreziqet e armëve bërthamore. Përdorur ende sot, ekspertë nga Bordi i Shkencës dhe Sigurisë të grupit të ekspertëve me bazë në Çikago në fushat e rrezikut bërthamor, ndryshimit të klimës, teknologjive përçarëse dhe bioterrorizmit, bëjnë vlerësime vjetore të fatit të njerëzimit.
Për të folur mbi këtë temë studiuesja me metodën e psikanalizës, Eva Brinja e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” tha se procesi i transformimit ka filluar që në vitin 2012 dhe çdo llogaritje bazohet mbi numerologjinë.
“Jemi në proces transformimi dhe ka filluar që në 2012. Duke nisur që nga kulturat e lashta e kanë parashikuar 2012 si afat. Më të saktë e ka piramida e madhe sepse është e bazuar në sistemin numerologjik dhe është me data të sakta ku parashikohen datat që në 2 mijë e disa para Krishtit deri në 2 mijë e sa pas Krishtit.
Ne jemi futur në fazën e transformimit nga pikëpamja astrologjike, ne jemi futur tek ujori dhe fillon në 2012. Praktikisht planeti tokë gjithmonë ka një fund ecurie, ka një jetë gjatësi 4.7 miliard vite.
Ndodh ndryshimi i polit dhe ky është ai momenti për të cilën flitet. Momenti i ndryshimit të polit ka të bëjë me fushën elektromagnetike. Nuk e di nëse Kryeministri është i vetëdijshme por shtëpia e tij i plotëson konditat e momentit të kataklizmës së përshkruar”, tha Studiuesja Brinja.