Dita e Kafesë Turke – Prej vitit 2013 bën pjesë në listën botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale
5 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë Turke. Instituti i Kulturës Turke në Shkodër “Yunus Emre” organizoi veprimtarinë “Kafeja turke për hatrin 40-vjeçar” që ka në fokus rëndësinë dhe vlerat e kafesë turke edhe në Shqipëri.
Mes të pranishmëve ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.
Ai u shpreh se kafeja turke është simbol i miqësisë, raporteve shoqërore dhe përjetimeve emocionale.
Që prej shekullit të XV, kafeja turke është më shumë se një filxhan pijeje për turqit.
Me teknikat e veçanta nga përgatitja e deri të pija, kafeja tradicionale turke është përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO-s në vitin 2013.