Dita e Kombeve të Bashkuara/ MEPJ: Shqipëria, rol proaktiv në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

okb 1
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujton Ditën e Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në Facebook, MEPJ thekson se kjo ditë përkujtohet për të nderuar arritjet e diplomacisë shumëpalëshe dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të multilateralizmit në jetën tonë, nëpërmjet ruajtjes dhe avancimit të paqes dhe sigurisë globale, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Në këtë kuadër, thekson MEPJ-ja thekson se roli proaktiv i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe anëtarësimi për herë të dytë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, shënojnë vendosmërinë, angazhimin dhe kontributin aktiv të Shqipërisë në multilateralizmin.