Dita e Liqenit, koncert i veçantë nga Robert Bisha
Një piano, dy tezgjah dhe muzikë e oborreve të Shkodrës. Ka qënë kjo kryefjala e koncertit të mbajtur nga artisti i njohur Rober Bisha, në Shirokë, në ditën kushtuar Liqenit të Shkodrës
Një mbrëmje e veçantë që ka mbledhur në këtë koncert qytetarë dhe turistë, të cilët kanë shijuar, për mbi 1 orë, këtë koncert që sjell një muzikë të veçantë në llojin e saj.
Dita e Liqenit u shoqërua me një sërë aktivitetesh, por edhe panairin e produkteve të zones, të cilat janë ekspozuar në qendër të Shirokës, duke promovuar produktet vendase.