Dita e Maleve – Shefi i ADZM Dardha: Shembuj pozitiv të rikthimit të të rinjve

“Të rinjtë dhe malet” është slogan i këtij viti në Ditën Botërore të Maleve. Qëllimi është ndërgjegjësimi i të rinjve vecanërisht në ruajtjen e mjedisit dhe kujdesi nga shpyllëzimi.
Vitet e fundit ka patur shembuj pozitiv në qarkun Shkodër, sa i takon rikthimit të të rinjve për të investuar në Alpe.
Vizitoni Alpet dhe shtoni ecjet në natyre është mesazhi që vjen në këtë 11 dhjetor.
Administrata e Zonave të Mbrojtura prej ditësh po zhvillon orë mjedisore në shkolla të bashkisë Shkodër, duke shtuar kështu ndërgjegjësimin që në moshë të hershme për kujdesin ndaj maleve.