“Dita e Mesdheut” festohet me muzikë / Banda frymore me aftësi ndryshe performoi pjesë të njohura instrumentale
![dita e mesdheut fo](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/dita-e-mesdheut-fo.jpg?fit=1024%2C457&ssl=1)
dita e mesdheut fo
Aty ku ka muzikë ka edhe festë dhe të tillë e bëri atmosferën banda frymore e personave me aftësi ndryshe në aktivitetin argëtues të emërtuar “Dita e Mesdheut”. I planifikuar për t’u zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, edicioni i dytë i tij u realizua në mjedis të mbyllur.
Paqja dhe promovimi i bashkëpunimit mbeten mesazhet kryesore të këtij manifesti artistik.
Gjithëpërfshirja e grupeve të ndryshme sociale mbetet fokusi kryesor i realizimit të një aktiviteti të tillë.
Koncerti festiv i zhvilluar nën lajtmotivin “Tingujt e solidaritetit” vijoi me atmosferën e ngrohtë të këngëve shkodrane dhe disa prej këngëve më të njohura botërore.