Dita e Muzeve, festë me xhubletë/Xhubleta, puna në filigran dhe muzika gjallëruan Muzeun Historik të Shkodrës
Në Muzeun Historik të Shkodrës, fundjava erdhi plot art, traditë dhe histori. Kryefjala e saj ishte xhubleta “pasaporta” e trashëgimisë sonë kulturore. Arti i dijebërjes së saj u prezantua për të pranishmit në këtë pasdite kushtuar veshjes së lashtë, mbrojtur nga UNESCO.Punimi në filigran është gjithashtu një traditë e vjetër e Shkodrës. Xhubleta mbetet “pasaporta” e identitetit tonë kulturor. Aktiviteti në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve u mbyll me koncertin e artistëve të rinj të qytetit, nxënës të shkollës artistike “Prenkë Jakova” me disa nga këngët më të bukura shkodrane.