Dita e obezitetit – Shkodra mundësi për ecje në natyrë, qytetarët: I kushtojmë prioritet shëndetit

Në Ditën Botërore të Obezitetit mjekët këshillojnë një dietë sa më të shëndetshme dhe sa më shumë aktivitet fizik.
Në Shkodër, qyteti të ofron shumë mundësi të mëdha e sidomos për ecje në natyrë.
Një ndër pikat, e cila frekuentohet nga qytetarët është shëtitorja e Molos.
Të pyetur për RTSH këta të fundit shprehen se ecja e përditshme ka ndikuar për mirë në shëndetin fizik dhe atë mendor.
Falë qëndrueshmërisë së motit, qytetarët shkodranë duket se i qëndrojnë besnikë shëtitjeve në pedonalen e Molos, duke e kthyer këtë zonë në një oaz qetësie për fëmijët e të rriturit.