Dita e parë karnavaleve në Shkodër, festimet u zhvendosën në teatrin “Migjeni” për shkak të motit

Shkodra nisi edhe për këtë vit festimet tradicionale të Karnavaleve. Të parët që i çelën ato ishin fëmijët që mbanin veshur maskat shumëngjyrëshe dhe kostumet e larmishme.
“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval” është sllogani i këtij viti, por shiu pengoi zhvillimin e tyre në mjedis të hapur. Teatri “Migjeni” hapi dyert për të mirëpritur performancat artistike të përgatitura nga kopshtet dhe shkollat 9-vjeçare të qytetit.
Karnavalet në qytetin e Shkodrës i përkasin një tradite të hershme. Festimi i tyre mendohet të ketë nisur që në vitin 1860. Në këtë vit organizimi i tyre do të zgjasë tre ditë.