Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Nikolla: Shqipëria krenare për miqësinë mes dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA. Në mesazhin e saj, Nikolla vlerëson marrëdhënien mes dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta popullit amerikan, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 4 Korriku është jo vetëm dita që shënon pavarësinë e një kombi, por një kremtim madhështor lirie dhe festë e madhe demokracie. Shqipëria është krenare për miqësinë ekzistenciale, mbështetjen e fuqishme, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin strategjik me ShBA në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë së kombeve”, uron Nikolla.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së , e festuar çdo vit më 4 korrik , është një festë e rëndësishme kombëtare në Shtetet e Bashkuara që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Britania e Madhe më 4 korrik 1776.