Categories: LajmePolitikë

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Nikolla: Shqipëria krenare për miqësinë mes dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA. Në mesazhin e saj, Nikolla vlerëson marrëdhënien mes dy vendeve.

Urimet më të përzemërta popullit amerikan, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 4 Korriku është jo vetëm dita që shënon pavarësinë e një kombi, por një kremtim madhështor lirie dhe festë e madhe demokracie. Shqipëria është krenare për miqësinë ekzistenciale, mbështetjen e fuqishme, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin strategjik me ShBA në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë së kombeve”, uron Nikolla. 

Dita e Pavarësisë së SHBA-së , e festuar çdo vit më 4 korrik , është një festë e rëndësishme kombëtare në Shtetet e Bashkuara që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Britania e Madhe më 4 korrik 1776.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

1 hour ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

1 hour ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

1 hour ago

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…

2 hours ago

Festa në pedonale e “Don Boskos” – Dom Arben Gila: Në fokus edukimi i të rinjve

Prej  vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…

2 hours ago

E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…

2 hours ago

This website uses cookies.