Dita e personave me aftësi të kufizuar / Beci: Do jemi pranë tyre në çdo iniciativë që kanë

dita aftesi te kufizuara
3 Dhjetori shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të parë se në rrugët e qytetit kjo kategori mbetet e rrezikuar. Për shkak të trotuareve të dëmtuar apo në jo pak raste të zaptuar nga karrige, biznese, ata detyrohen që të qarkullojnë në rrugë
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, dhe Prefektja Majlinda Angoni premtuan mbështetje ndaj tyre.
Në bashkëpunim edhe me organizata të ndryshme, për 70 persona me aftësi të kufizuar u shpërndanë dhurata të ndryshme . Akses në qytet, rampe si dhe parkingje të dedikuara janë kërkesat kryesore që kjo kategori ka.