Categories: AktualitetLajme

Dita e Punëtorëve, mbyllet sheshi “Taksim” në Stamboll, nuk lejohet zhvillimi i protestave më 1 Maj

Policia turke mbylli të martën sheshin qendror të Stambollit për të parandaluar çdo protestë të paralajmëruar për Ditën e Punëtorëve, ndërkohë që rreth tij janë ngritur barriera të larta metalike.

Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaja tha se autoritetet kishin caktuar 40 zona për festimet e Ditës së 1  Majit, me përjashtim të sheshit emblematik “Taksim”. Ministri shtoi se disa sindikata kishin kërkuar përdorimin e sheshit, që ka qenë edhe epiqendra e protestave të vitit 2013 kundër qeverisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por këtë vit askush nuk do të lejohej. “Sheshi Taksim dhe rrethina e tij nuk mund të shfrytëzohen për asnjë  lloj tubimi”, – u shpreh ai.  

Partia kryesore opozitare e Turqisë, e cila doli fituese në zgjedhjet vendore të 31 marsit, i bëri presion qeverisë që të hapte sheshin për mitingjet e punëtorëve. Kreu i Partisë Popullore Republikane i bëri thirrje ministrit të Brendshëm që të rishqyrtojë vendimin për  mbylljen e sheshit “Taksim”, i cili në të kaluarën është përdorur për protesta. 

Ndërkohë organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International bëri thirrje që sheshi kryesor i Stambollit të hapet për tubime. Duke e quajtur atë zonë si një vend me rëndësi të madhe, Amnesty theksoi se për më shumë se një dekadë, autoritetet turke kanë kufizuar në mënyrë të paligjshme të drejtën e njerëzve për t’u grumbulluar ndërsa kanë kriminalizuar edhe protestat paqësore.  

Më shumë se 42 mijë policë janë në detyrë në Stamboll më 1 Maj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

13 hours ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

13 hours ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

13 hours ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

13 hours ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

13 hours ago

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që…

13 hours ago

This website uses cookies.