Dita e Radios- Media më e vjetër në Shqipëri Radio Tirana, vijon të sfidojë edhe kohët moderne
Radio, ky kanal informacioni i pazëvendësueshëm, në përhapjen e Kulturës dhe lirisë së fjalës, vijon të sfidojë edhe kohët moderne, nga transmetimi i sinjaleve të para ajrore në dixhitalizëm, Radio mbetet mediumi më i konsumuar dhe na bën shoqëri kudo.
Në Shqipëri, media e parë dhe më jetëgjatë është Radio Tirana që vetëm pak muaj më parë mbushi 85 vjeç.
Nga radio pa pagesë në radio në Web, deri në emisionet më të fundit, podkastet, komunikimi udhëton dhe përshtatet me ndryshimet teknologjike, por pavarësisht gjithçkaje, radioja mbetet mediumi me kapacitetin më të përhapur të depërtimit.
Me 13 shkurt 1946, Radio e Kombeve te Bashkuara transmetoi programin e parë radiofonik. Për të kujtuar momentin historik, UNESCO vendosi në vitin 2011 që 13 shkurti të shënohet Dita Botërore e Radios.