Categories: AktualitetLajme

Dita e Rinisë- Ambasada amerikane: Qëndrojmë me krenari krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

Ambasada amerikane në Shqipëri ka kujtuar, 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Përmes një reagimi në Facebook, shprehet se SHBA-të qëndruan pranë të rinjve kur kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe se edhe sot mbështesin Shqipërinë në hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, shkruan në përkujtim Ambasada e SHBA-së.

Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Pashkët e para në Shkodër – Imzot Peragine, rrëfim i veçantë në podcastin e Dioqezës

Imzot Giovanni Peragine do të kremtojë për herë të parë Pashkët në Shkodër si Arqipeshkëv…

10 hours ago

Lara Colturi “në merkato”, “Sky Italia” analizon situatën

Botërori i Skive sapo ka përfunduar. Imazhet e gëzimit të Federica Brignone me Kupën e…

10 hours ago

Ujësjellës i ri në Vaun e  Dejës – Prezantohet projekti që kap vlerën e 1.8mln euro

Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime prezantoi në Bashkinë Vau Dejës projektin me vlerë 1.8 milion…

10 hours ago

Bardh Spahia takime elektorale / Kandidati i PD- së bashkëbisedim me banorët tek zona e spitaleve

Kandidati për deputet i PD-së, Bardh Spahia mori mbështetjen e banorëve të zonës së spitaleve…

10 hours ago

“Djemtë vezullues” në Shkodër – Komedia e trupës së Teatrit “Petro Marku” me regji të Roland Mingës

Në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë shfaqja “Djemtë vezullues” e autorit të njohur amerikan…

11 hours ago

“Ilaçet e rimbursueshme, si në Itali” – Kandidati i PD- së, Kliti Hoti, takime me banorët në Dajç

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, zhvilloi një takim me…

11 hours ago