Categories: LajmeSportFutboll

Dita e së vërtetës, ja sa i kushton Milanit largimi parakohe nga Europa

Milani është akoma në lojë për t’u kualifikuar në fazën tjetër (atë me eliminim direkt) në Champions League, por në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka: kuqezinjtë mund të zënë vendin e dytë në grupin F, por mund të mbeten edhe në vendin e fundit në grup. 


Për t’u kualifikuar në turin tjetër të Championsit ose për të vazhduar rrugëtimin në Europa League, italianët duhet të fitojnë me çdo kusht në transfertën e sotme ndaj Newcastle, sfidë që do të transmetohet live në RTSH. Në rast se dështon këtë objektiv, dalja nga Europa do ti kushtojë miliona Milanit.


Humbja në “San Siro” përballë Borussia Dortmund kompromentoi rrugëtimin e kuqezinjve në Champions. Ndonëse gjenden në vendin e fundit në grup, kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga përfundimi i kësaj faze, skuadra e Piolit ka akoma shanse për t’u kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira të turneut. Duhet fituar me çdo kusht ndeshja e sotme ndaj Newcastle dhe në të njëjtën kohë duhet shpresuar në një sukses të Dortmund (aktualisht e kualifikuar) përballë PSG. Situatë e vështirë, por jo e pamundur. Nëse nuk fitojnë në “St James’s Park” italianët i thonë lamtumirë Europës (sepse Newcastle ka golavarazh më të mirë).


Ndonëse të dhënat nuk janë akoma zyrtare, humbjet ekonomike do të ishin të mëdha për Milanin, nësë largohet nga kompeticionet europiane në këtë moment. Vitin e kaluar kuqezinjtë shkuan deri në gjysmëfinalen e Championsit dhe arkëtuan rreth 127 milionë euro në rrugëtimin  europian në sezonin 2022/2023. Një vit më pas, nëse skuadra eliminohet në këtë fazë, arkëtimet do të përgjysmohen, pasi llogaritet që Milani të përfitojë rreth 60 milionë euro në total. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

10 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

10 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

10 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

11 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

11 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

11 hours ago

This website uses cookies.