koncerti shenjterimi
Në kuadër të 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me famullinë e shën Nikollit “Katedralja Vau Dejës” si dhe agjensinë e spektakleve Buna1, Buna2 zhvilluan një aktivitet festiv. Kryebashkiaku Kristian Shkreli tha se Shenjtorja Nënë tereza duhet të jetë shëmbull për secilin prej nesh pavarësisht përkatësive fetare pasi ajo ishte nëna e të gjithëve. Famullitari i zonës Dom Kastirot Gjoka, u ndal tek nevoja për të shërbyer më të varfërve dhe këtë ipeshkëvia e Sapës e ka në fokus të përditshmërisë. Më pas dita e shenjtërimit të Nënë Terezës vijoi me festë, ku përbri shtatores së Nënë Terezës nuk munguan humori e as tingujt muzikor deri në orët e vona të mbrëmjes. 7 vite më parë Papa Françesku shpalli Nënë Terezën Shenjtore, e që nga ajo ditë për shqiptarët çdo 5 shtator është i veçantë dhe përkujtohet në mënyra të ndryshme ku në fokus është Nënë Tereza dhe veprimtaria e saj.
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
This website uses cookies.