Dita e sotme do të jetë me diell. Temperaturat do të jenë me rritje

E Mërkurë 07 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat juglindore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/35°C
– Zonat e ulëta 19/38°C
– Zonat bregdetare 22/36°C
Kosova për dt. 07 Gusht 2024 do të ketë diell dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –18°C në mëngjes deri në 31°C –35°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte 08 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/35°C
– Zonat e ulëta 20/39°C
– Zonat bregdetare 22/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari