FLASH

Dita e të Gjithë Shenjtorëve

Në kalendarin liturgjik, data 1 nëntor shënohet si dita e kremtimit të të gjithë shenjtorëve. Kjo vlen për besimet e bazuara tek Krishti. Në disa vende të botës, Dita e të Gjithë Shenjtorëve, është ditë festive e duke qenë se fill pas saj vjen Dita e të Vdekurve, shumë njerëz i përkujtojnë që në 1 nëntor të afërmit e tyre të ndarë nga jeta.

Dita e të Gjithë Shenjtorëve është një ditë feste që vëzhgon jetën e shumë shenjtorëve për të cilët nuk ka ditë feste specifike gjatë vitit. Ajo është pjesë e treditëshit kushtuar kujtimit të të vdekurve, duke filluar me Halloween (31 tetor) dhe pasuar nga Dita e të Gjithë Shenjtorëve (1 nëntor) dhe Dita e Gjithë Shpirtrave (2 nëntor).

Dita pasardhëse, 2 nëntori, shënon një ditë lutjeje dhe përkujtimi për të afërmit, miqtë por edhe të huajt që nuk jetojnë më.

Fillimet e kësaj feste datojnë në shekullin IV. Në Antioki kremtohej të dielën e parë pas Rrëshajve. Në shekullin VII data u caktua me 13 maj, dita e kushtimit të Panteonit Shën Marisë së martirëve, por Gregori IV e vendosi kremtimin në 1 nëntor, pas të korrave vjeshtore, kur ishte më e lehtë të sigurohej ushqimi për shtegtarët e shumtë që pas punëve verore ktheheshin në pelegrinë.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada megjithëse festimet e Halloween-it kryhen më 31 tetor, përsëri lidhen me Ditën e Gjithë Shenjtorëve. Gjatë shekullit të 20-të kjo festë u kthye pothuaj tërësisht në festë laike, megjithëse mbeten ende grupe të caktuara të krishterësh që e kremtojnë. Gjithsesi Halloween nuk është festë zyrtare në SHBA dhe Kanada.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

8 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

8 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

8 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

8 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

8 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

9 hours ago