Dita e të vrarëve në kufi, përkujtohet 34-vjetori i vrasjes nga regjimi i djaloshit 17-vjeçar Pëllumb Pëllumbi
Më 16 qershor 1990, Pëllumb Pëllumbi, një djalosh 17-vjeçar do të tentonte kalimin e kufirit për një jetë më të mire, por ëndrra e tij do të pritej në mes nga regjimi që do ta pushkatonte atë.
Ish- të burgosur politikë dhe qytetarë shkodranë përkujtuan 34-vjetorin e Ditës së të Vrarëve në Kufi duke vendosur kurora me lule si dhe duke përcjellë mesazhin mbi rëndësinë që ka liria dhe kërkesën për gjetjen e eshtrave të atyre që rezultojnë ende të zhdukur.
Ngjarja do të pasohej nga demonstrata e të rinjve shkodranë nëpër rrugët kryesore të qytetit, shoqëruar me thirrjet kundër komunizmit dhe drejtuesve politikë të kohës.