Dita e tretë e zgjedhjeve europiane, sot votohet në Itali, Letoni, Sllovaki, Maltë dhe Republikën Çeke

Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane votojnë qytetarët në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë. Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa të dielën votohet nga ora 07: 00 e mëngjesit dhe do të mbyllen të fundit në orën 23:00.

Kryeministrja Xhoxha (Giorgia)Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane.

Ajo madje u ka kërkuar votuesve që të “shkruajnë Giorgia” në fletën e tyre të votimit. Meloni, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë në Itali Frateli d’Italia ka ndërmarrë hapin e rrallë për të vendosur emrin e saj në krye të listës zgjedhore të partisë së saj, edhe pse nuk ka ndërmend të marrë një ulëse në Parlamentin Evropian.

Meloni ka marrë vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin 2022, e nxitur edhe nga një opozita e majtë e fragmentuar, por edhe nga rënia e aleatit të saj, partisë Lega  të Matteo Salvinit.

Ndërkohë në Republikën Çeke qytetarët votojnë në ditën e dytë radhazi. Disa parti nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian kanë formuar një listë të përbashkët kandidatësh për t’iu kundërvënë populistëve nga partia e ish-kryeministrit Andrej Babis.

Ndërkohë në Sllvaki, kryeministri Robert Fico, që po merr veten pas atentatit të muajit të kaluar, u rikthye në skenën politike këtë javë me një sulm ndaj opozitës liberale, medias antiqeveritare dhe Organizatave joqeveritare të financuara nga jashtë, për të cilat ai tha se kishte krijuar një klimë urrejtjeje nga e cila u nxit edhe atentati ndaj tij. Shumica e vendeve të BE-së votojnë të dielën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

13 hours ago

This website uses cookies.